Iran, 7 ekzekutime me varje

20/04/2010 04:50

Shtatë persona u ekzekutuan me dënimin kapital në Iran, që të gjithë të ekzekutuar me varje në publik.

Lajmi njoftohet prej agjencive të lajmeve rajonale si dhe prej organizatave të ndryshme të cilat mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Lajmi konfirmohet gjithashtu edhe prej magjistraturës së qytetit të Kermanit, ku thuhet se 5 persona u ekzekutuan në burgun e qytetit, që të gjithë të akuzuar për trafik droge.

Ndërkohë që në një tjetër qytet, në Khuzistan njoftohet se një person u dënua me varje publike për trafik droge, krim ky i kryer në qytetin e Khorramshahrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA