Irak, vritet një tjetër lider i Al Kaedës

20/04/2010 17:30

Autoritetet irakene kanë njoftuar se trupat amerikane në bashkëpunim me ato vendase kanë vrarë një tjetër lider të degës së Al Kaedës në Irak.

“Ahmed al Obeidi mbeti i vrarë në një operacion në provincën veriore të Ninevehut”, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë irakene, gjeneral-major Qassim al Moussawi.

Sipas tij, Al Obeidi, i njohur ndryshe me emrit Abu Suhaib, ishte në krye të degës operative të Al Kaedës në provincat e Kirkukut, Salahudinit dhe Ninevehut.

Lajmi për vrasjen e tij është publikuar një ditë pasi qeveria irakene njoftoi se dy liderë të tjerë të organizatës terroriste ishin vrarë ditën e diel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA