Irak, Al Kaeda plan për të sulmuar kishat

20/04/2010 21:40

Krerët ushtarakë të Al Kaedës në Irak, të vrarë nga trupat amerikane në ditët e fundit, po planifikonin atentate kundër kishave të krishtera në Bagdad.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Nuri al Maliki dhe e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i kishës irakene, imzot Shlemon Warduni.

“Në javët e kaluara burime pranë shërbimeve të sigurisë na rekomanduan që të tregoheshim shumë të kujdesshëm pasi kishte rrezik për sulme të dhunshme ndaj kishave”, ka deklaruar imzot Warduni.

Autoritetet irakene njoftuan sot vrasjen e Ahmed al Obeidi, kreu i degës operacionale të Al Kaedës, ndërkohë që Abu Ayyub Al Masr dhe Abu Omar al Baghdadi u vranë ditën e diel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA