Hiri, Gjermania zgjat mbylljen e hapësirës

20/04/2010 20:30

Mungesa e shkrirjes së resë së hirit që erdhi nga vullkani islandez ka detyruar autoritetet gjermane që të zgjasin deri sot mbylljen e hapësirës së tyre ajrore.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë gjermanë, sipas të cilave masa në fjalë do të zbatohet deri në orën 14:00 të ditës së mërkurë dhe më pas do të nisin fluturimet.

Ndërkohë, në vende të tjera të Evropës, kryesisht në Britani, Francë, Itali, Belgjikë e Zvicër fluturimet rifilluan normalisht ditën e djeshme.

Pezullimi i fluturimeve u shkaktoi humbje kolosale kompanive të fluturimit, të cilat e cilësuan këtë masë të ndërmarrë nga autoritetet si të panevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA