Europa rihap qiejt, Britania sërish e kërcënuar

20/04/2010 08:35

Pas 5 ditësh kaosi në trafikun ajror për shkak të vullkanit islandez, Europa ka rihapur pjesën më të madhe të aeroporteve dhe shumë prej linjave të bllokuara rinisin fluturimet.

Gjithësesi, situata vazhdon të ngelet e paqartë për shkak të një tjetër reje të madhe tymi që i është drejtuar Britanisë së Madhe. Shumë prej linjave do t’i kryejnë udhëtimet e para pa pasagjerë për cështje sigurie.

Ndërkohë, Roma dhe Milano kanë nisur fluturimet e para. Qiej të lirë edhe në Francë ku dy aeroportet e Parisit kanë rinisur punën normalisht. Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Skoci, Irlandë, Belgjikë e Zvicër, ndërsa Gjermania do njoftojë hapjen e aeroporteve gjatë pasdites.

Ndërkohë, në Britani është ngritur një komitet krize i drejtuar nga kryeministri Gordon Braun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA