Ekspertët: Aktiviteti i vullkanit, i paparashikueshëm

20/04/2010 11:15

Eurocontrol njofton se gjatë ditës së sotme, 60 përqind e linjave ajrore do të kryejnë fluturimet e parashikuara.

Sipas zëvendësdrejtorit të Organizmit Europian, shumë avionë kanë fluturuar në zonën e quajtur ‘të verdhë’ ku qarkullimi vijon pa probleme.

Ndërkohë përsa i takon zhvillimeve të fundit nga jugu i Islandës, ekspertët e kanë të pamundur të parashikojnë se si do të jetë ecuria e vullkanit.

Nuk dihet ende se kur do të jetë qetësimi i tij, ndërkohë që kollona e tymit duket qartë edhe pse disi e reduktuar.

Ky fenomen natyror, që ka ndodhur javën e kaluar në jug të Islandës, ka gjunjëzuar prej gjashtë ditësh Aviacionin Civil Europian. Ndërkohë ekspertë të NATO-s thonë se hiri vullkanik është shumë i rrezikshëm për avionet, pasi kjo masë kur has temperatura të larta kthehet në kristale qelqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA