Discovery ulet në Florida

20/04/2010 17:00

Anija hapësinore Discovery është ulur në Kennedy Space Center të NASA-s, në Cape Canaveral, në Florida.

Shtatë astronautë në bord, mes të cilëve vetëm tre gra, kanë përfunduar me sukses misionin e tyre në hapësirë që zgjati 15 ditë.

Ekuipazhi i Discovery ka cuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar tetë tonë furnizime duke përdorur modulin italian “Leonardo”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA