Teherani miraton impiante të reja
19/04/2010 10:35
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka aprovuar ndërtimin e disa impianteve të reja për pasurimin e uraniumit.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Ilna”, duke iu referuar këshilltarit të presidentit Mojtaba Samareh Ashemi.
Në këtë mënyrë Ahmadinejad ka kundërshtuar presionin e ndërkombëtarëve për ndalimin e aktivitetit të pasurimit të uraniumit.
Top Channel