Shinawatra: Kriza zgjidhet me zgjedhje të reja

19/04/2010 17:15

Për të zgjidhur krizën në Tajlandë, ish-kryeministri i rrëzuar Thaksin Shinawatra ka kërkuar shkrirjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Kriza politike duhet të zgjidhet me mjete politike dhe mënyra e vetme është që kryeministri Abhisit Vejajiva të shkrijë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Shinawatra.

Reagimi i tij vjen pas javëve të tëra protestash të bëra nga mbështetësit e tij në Bangkok, të njohur ndryshe si “këmishët e kuqe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA