SHBA, gjobë rekord për Toyota-n
19/04/2010 08:40
Toyota do të duhet të paguajë pa kushte gjobën prej 16.4 milionë dollarësh për fshehjen për katër muaj të defekteve në frenat e disa mjeteve të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur një funksionar i Ministrisë amerikane të Transportit.
Sot është data e fundit që Toyota të refuzojë apo paguajë sanksionin që është më i larti i vendosur në SHBA ndaj një shtëpie automobilistike.
Toyota e cila ka aprovuar fillimin e një fushate publicitare të fuqishme për përmirësimin e imazhit të dëmtuar nga problemet e hasura në më shumë se 8 milionë automjete në të gjithë botën, nuk ka bërë komente për këtë vendim të qeverisë amerikane.
Top Channel