Pakistan, atentat në Peshauar, 20 të vdekur

19/04/2010 17:55

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë në një atentat në një treg të Peshauarit, në veri-perëndim të Pakistanit.

Mëngjesin e sotëm, në një tjetër atentat mbeti i vrarë një fëmijë 8 vjecar, i cili sapo kishte dalë nga shtëpia për të vajtur në shkollë kur shpërtheu bomba.

Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi plagosi 10 persona të tjerë, kryesisht prindër të fëmijëve që ishin mbledhur para shkollës.

Burimet shtojnë se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht shkolla private, në të cilën mësojnë fëmijët e punonjësve të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA