Itali, mbyllet sërish hapësira ajrore
19/04/2010 10:15
Zgjati vetëm dy orë hapja e hapësirës ajrore në Veri të Italisë.
Presidenti i ENAC, ka njoftuar se bllokimi do të zgjasë deri nesër në orën 8:00 të mëngjesit për shkak të hirit vullkanik që vazhdon të përfshijë pjesën më të madhe të Europës.
Sipas zyrtarëve buletinët e fundit të motit parashikuan përkeqësim të situatës, ndaj puna është bllokuar edhe për ditën e sotme.
Top Channel