Medvedev: Më shumë afrim mes rusëve dhe polakëve
18/04/2010 18:35
Presidenti rus, Dmitri Medvedev ka shfrytezuar pjesëmarrjen e tij në aktmortin e presidentit polak Leh Kazinski për të apeluar për përmirësimin e marrëdhenieve mes popullit rus dhe atij polak.
“Është e nevojshme që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim dhe afrim mes popullit rus dhe atij polak”, deklaroi kreu i Kremlinit.
Medvedev ishte ndër të paktët krerë shtetërorë pjesëmarrës në varrimin e Leh Kazinskit dhe të shoqes së tij Maria.
Kazinski gjeti vdekjen në një aksident ajror në Smolensk të Rusisë pas udhëtimit për pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore në nder të 22 mije oficerëve polakë, masakruar prej Stalinit në tokën ruse.
Top Channel