Dikur ishte i rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tani në rreshtin e shumëkërkuesve të hekurishteve për të siguruar mbijetesën.
Veteranin e luftës së UÇK-së ky profesion e ka ndjekur tani e 20 vjet, ai me këtë profesion mban familjen e tij. Në atë kohë shpresonte se do të vinin ditë më të mira, por tani në shtetin e tij janë shuar të gjitha shpresat. Krenari dhe e kaluara e tij nuk e lë paraqitjen para kamerës, megjithëse pranon të rrëfejë për çdo detaj të jetës.
“Këtë punë ë bëj qysh prej 20 vjetësh”, thotë veterani i UÇK-së.
I vetmi kujtim nga lufta i ka mbetur kartela identifikuese. Ai thotë që shokët dhe bashkëluftëtarët e harruan.
Për të siguruar jetësën në vendgrumbullimin e plehrave ndodhen edhe mjaft femijë. Vetë veterani i UÇK-së thotë se arrin të përfitojë maksimumi deri në 10 euro në ditë nga puna si metalmbledhës.
Top Channel