Një 60-vjecar me origjinë nga St. Austell, një fshat i Cornovaglia, në Britani, është i pari në botë që vë në gjumë lepujt me anë të hipnozës.

Teknika e përdorur prej tij është ajo e të pëshpëriturit në vesh derisa kafshët i zë gjumi.

Këtë metodë Cliff Penrose e përdorë prej 30 vitesh që kur doli në pension dhe kishte më shumë kohë për të kaluar me miqtë e tij të vegjël.

Nëpërmjet vëzhgimit të rreth 50 lepujve që mban në shtëpi, ai ka mësuar të dallojë gjendjet e ndryshme të tyre të humorit.

Seancat zakonisht zgjasin deri në dhjetë minuta dhe këtë metodë, Penrose e përdor për të qetësuar kafshët kur shkojnë tek veterineri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA