Në kërkim të një jete më të mirë, 12 vjecarja Erjona Duka ka ndërprerë shkollimin në qytetin e Tiranës dhe bashkë me familjen e saj ka shkuar në Kosovë, por as aty nuk ka gjetur parajsën sepse kërkimi i lëmoshës është e vetmja gje që ajo dhe vëllezërit e saj bëjnë.

Bashkëpunimi me këtë kategori njerëzish është shumë i vështirë, qoftë edhe për realizimin e një materiali televiziv. Kjo ndodh për shkak se lypja në rrugët e Kosovës eshte vepër e jashtligjshme dhe ata që e shkalin këtë ligj, ndalohen nga policia.

Kushtet e vëshira në Shqipëri detyrojnë jo vetëm këta tre fëmijë por edhe shume të tjerë të shkojnë në Kosovë. Por nuk janë vetëm fëmijët ata që shkojnë në Kosovë për përfitime materiale. Argëtimi me veglat muzikore apo parashikimet me letrat e fatit janë punë që bëjnë romët e Shqipërisë në Kosovë.

Policia e Kosovës në fund të vitit të shkuar hartoi planin operativ për largimin e lëmoshëkërkuesve nga rruga. Falë lehtësirave kufitare romët nga Shqipëira mund të hyjnë edhe pa pasaportë. Këtë e konfirmojnë edhe drejtuesit e linjave Tiranë-Prishtinë. Ndonëse besohet se pas fëmijëve fshihen rrjete kriminale, Policia e Kosovës ka hasur në vetëm një rast.

Top Channel