Rusi, babai i heq levën e lojrave, fëmija e vret
14/04/2010 10:00
Babai i heq leven e lojrave elektronike, djali e vret me thikë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Tuapse të Rusise jugore.
14 vjecari nuk e ka harruar gjestin e të atit dhe ka pritur derisa ky i fundit të flinte gjumë për ta goditur në kokë me armën e ftohtë. Burri ka vdekur në vend.
Sipas të dhënave të policisë, i riu luante prej një jave dhe kjo i kishte shkaktuar crregullime te ndryshme mendore dhe fizike. Por cudia vazhdon sepse pas vrasjes së të atit, 14 vjecari ka marrë sërish në dorë levën duke rinisur lojën që i ati ia la në mes.
Top Channel