11 vjecarja, 5 ditë në luginën e aligatorëve
14/04/2010 20:55
Një vajzë 11 vjecare është gjetur e gjallë pas pesë ditë kërkimi në një luginë të mbushur me aligatorë.
Nadia Bloom, e prekur nga një formë e lehtë e autizmit, kishte humbur të premten e shkuar pranë liqenit Lake Jesup në Florida dhe ia ka hedhur vetëm më disa pickime mushkonjash.
Trupat e kërkimit e kanë gjetur në ujë, në një zonë ku as helikopteri nuk mund të ulej.
Sipas familjarëve, vajza kishte shkuar e vetme në pyll pasi kishte lexuar një libër të shkencave.
Policia kishte gjetur bicikleten e saj ne mes të pyllit.
Top Channel