Zemra, sheqernat të rrezikshme për gratë

13/04/2010 16:35

Gratë që hanë më shumë sheqerna të thjeshta (ëmbëlsira, pije të ëmbla dhe drithëra të rafinuar) janë dy herë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i Institutit Kombëtar të Tumoreve, në Milano.

Karbohidratet janë me tregues të ulët të glicemisë kur lëshojnë glukozën në mënyrë të ngadaltë dhe me tregues të lartë të glicemisë kur lëshojnë në mënyrë të shpejtë sheqerin.

Një konsumim i madh i këtyre të fundit, rrit rrezikun për infarktet.

Top Channel