Teleskopi “Herschel” zbulon “kopshtin yjor”

13/04/2010 17:30

Rreth 5 mijë vjet dritë larg Tokës ndodhet një fole yjësh gjigandë, secili prej të cilëve ka një masë 10 herë më të madhe se Dielli jonë.

Imazhet e para të këtij “kopshti yjor” vijnë në Tokë nëpërmjet teleskopit hapësinor “Herschel”, i lëshuar vitin e shkuar nga Agjencia Europiane e Hapësirës.

Yjet ndodhen në mjegullnajën Rosetta, një masë e madhe pluhuri dhe gazi, e mjaftueshme sa për të marrë brenda 10 mijë diej si i yni. Ky është një zbulim i rastësishëm nga teleskopi, pasi më parë nuk dihej asgjë për praninë e kësaj mase yjore që është relativisht e re. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA