Kroaci, zgjohet nga koma, flet gjermanisht

13/04/2010 16:15

Në kohët e shkuara do ishte cilesuar si një mrekulli apo dhuratë e ardhur nga qielli, por sot mjekët po përpiqen të japin një përgjigje shkencore për një ngjarje të rrallë që ka ndodhur në Kroaci.

Një vajzë ka dalë nga gjendja koma pas aksidentit që pësoi, por për cudinë e të gjithëve ajo nuk arriti të fliste gjuhën mëmë por në një gjermanishte perfekte.

Sipas tabloidit britanik “Telegraph”, vajza ka qëndruar 24 orë ne gjendje të pavetëdijshme dhe pasi u zgjua, e kishte shumë të vështirë të fliste kroatisht. Përgjigjet e saj ishin të gjitha në gjermanisht edhe pse para aksidentit dinte ta fliste shumë pak këtë gjuhë.

Doktori Mojo MIlas po e studion me interes të vecantë këtë rast, por deri në këto momente nuk ka arritur të japë asnjë shpjegim logjik.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA