Një shtetas britanik i dënuar për pedofili ndërroi jetë qershorin e shkuar në moshën 77 vjecare, por pasurinë e tij prej 400 mijë stërlinash ia ka lënë trashëgimi një shoqate fëmijësh të quajtur “Girl Guides”.
Reginald Forester-Smith i dënuar me 8 vjet heqje lirie për ngacmime seksuale ndaj tre të miturve, përfshi këtu edhe vajzen e tij Tori, është penduar në fund të jetës dhe për të korrigjuar dicka nga e shkuara, ai ia fali shumën kësaj shoqate.
Ish fotografi u dënua në vitin 1999 dhe ai kaloi 8 vjet në qeli për gjestet e tij jo të hijshme. Ndërkohë, një i afërm i familjes e ka cilësuar veprimin e 77 vjecarit, “Një gjest i sëmurë”, pasi ai nuk i la asnjë qindarkë vajzës Tori.
“Girl Guides” është një shoqatë që mbështetej fuqimisht edhe nga ish bashkëshorja e Forester-Smith, prandaj ai vendosi t’ia besojë kësaj shoqate shumën e majme.
Top Channel