Gjigantët e elektronikës “Microsoft” dhe “Nokia” po orientohen drejt integrimit të aparateve celularë dhe rrjeteve sociale, duke e bërë jetën tonë edhe më shumë interkative.
“Microsoft” ka prezantuar në San Francisco dy celularët e saj, “Kin”, të cilët me një pamje të veçantë kanë të integruar opsionin “Kin Loop”, që do të shërbejë për të mbledhur në mënyrë automatike publikimet e rrjeteve sociale (MySpace, Tëitter).
Ndërsa një tjetër funksion, i quajtur “Kin Spot”, fut një mënyrë të re për të ndarë në mënyrë dixhitale ditën: video, foto, sms, faqe interneti, lokalizim dhe azhornim të vendndodhjes, janë të ndara në një pikë të vetme të telefonit që quhet “Spot”. Pasi mbushet “Spot”-i me gjithcka që dëshirojmë të ndajmë, mjafton të zgjedhim se si t’i ndajmë me të tjerët dhe t’i transmetojmë.
Nga ana e saj “Nokia” përgjigjet me “Everyone Connect”, shërbim që mban rrjetet sociale, “chat”-in dhe mesazhet e menjëhershme në tre modele të caktuara.
Objektivi është arritja e klientëve që nuk duan të shpenzojnë 500-600 euro për një telefon, duke ofruar funksione deri tani të paintegruara në mënyrë efiçente mbi modelet ekonomikë.
Top Channel