Talebanët: Do vrasim gazetarët francezë
12/04/2010 18:30
Guerrilasit talebanë kërcënojnë se do të vrasin dy gazetarët francezë të rrëmbyer më 30 dhjetor në Afganistan.
Talebanët kërkojnë që t’u plotësohen disa kërkesa, mes të cilave ajo për shkëmbimin e disa të burgosurve.
Kërcënimi i ri është bërë përmes një videoje që u është shpërndarë televizioneve të ndryshme perëndimore në Kabul.
Top Channel