Somali, përleshje, mbi 20 viktima
12/04/2010 22:15
Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e shpërthimit të dhunës mes bandave rebele dhe policisë në Somali.
Lajmi njoftohet prej autoriteteve somaleze të cilat saktësojnë se 13 civilë gjetën vdekjen si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes grupeve të armatosura në Mogadisho, ndërsa 7 të tjera humbën jetën nga shpërthimi i dy bombave.
Dhjetra persona kanë mbetur të plagosur, ç’ka mund të sjellë edhe përkeqësimin e bilancit të viktimave, ndërkohë që situata mbetet e tensionuar.
Top Channel