Samiti bërthamor, celen punimet në SHBA

12/04/2010 12:00

Pas firmosjes në Pragë të traktatit të ri Start, mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington hapen punimet e Samitit të Sigurisë Bërthamore, ku liderët e 47 vendeve do të diskutojnë për sigurinë dhe terrorizmin bërthamor, në përpjekje për të gjetur një terren të përbashkët dhe një bazë nisjeje për punën në vitet e ardhshme.

“Kërcënimi i një konflikti bërthamor është rritur, e po ashtu është rritur edhe kërcënimi për terrorizmin bërthamor. Duam që vëmendja botërore të jetë e përqendruar tek ajo që duhet të bëhet, përballë sforcimeve të Al Kaedës dhe grupeve të tjera terroriste për të siguruar material të mjaftueshëm bërthamor për të provokuar shkatërrim dhe humbje të jetës së njerëzve”, u shpreh sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

Samiti i Uashingtonit, thonë burime të Shtëpisë së Bardhë, është i rrallë. Objektivi është tepër ambicioz.

“Presidenti amerikan kërkon që brenda katër vitesh, cështja e pasurimit të uraniumit të jetë nën kontroll”, thotë Steven Pifer, ekspert i “Brookings Institution”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA