Poloni, të shtunën funerali i Kazinskit

12/04/2010 12:15

Do të mbahet të shtunën në Krakovia, funerali i presidentit polak, Lech Kaczynski, i cili humbi jetën në aksidentin ajror të së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja polake “Gazeta Wyborcza”, sipas së cilës, në ceremoninë që do të bëhet edhe për viktimat e tjera të aksidentit, do të jetë prezent edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev.

Për konfirmimin zyrtar pritet kthimi i kufomave nga Moska, përfshirë këtu edhe asaj të zonjës së parë Maria, ende e paidentifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA