Pakistan, 40 të vdekur gjatë përleshjeve me rebelët
12/04/2010 11:30
Rreth 38 militantë islamikë integralistë dhe dy ushtarë pakistanezë janë vrarë gjatë përleshjeve në Pakistanin veriperëndimor.
Luftimet kanë ndodhur në afërsi të kufirit afgan.
Sipas versionit të raportuar nga shtypi pakistanez, ushtria ka kryer një sulm në rajonin e Orakzai.
Rebelët ishin përpjekur të shkatërronin dy postblloqe të ushtrisë të ngritura gjatë avancimit në zonën që konsiderohet si fortesë e grupeve të ndryshme talebane.
Top Channel