Moskë, ekzekutohet gjykatëse anti-naziskin

12/04/2010 10:00

Një gjykatës në Moskë, i cili merrej me një cështje kundër naziskinëve është qëlluar për vdekje.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa Eduard Ciuvashiov po dilte nga shtëpia e tij, në një zonë qëndrore të kryeqytetit, rreth një kilometër larg selisë së qeverisë.

Lajmin e bën të ditur agjencia Interfax, duke cituar një burim të forcave të rendit.

Sipas një burimi investigativ, Ciuvashiov, po merrej me një proces kundër naziskinëve, të shumtë në numër në Moskë dhe në të gjithë Rusinë. Mësohet se gjykatësi ishte kërcënuar me vdekje pak ditë më parë nga disa faqe interneti, ekstremiste ultranacionaliste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA