Kirgizistan, Bakiyev: Nëse vdes, lumë gjaku

12/04/2010 11:00

Presidenti i larguar me grusht shteti i Kirgizistanit, Kurmanbek Bakiyev ka deklaruar se cdo tentativë për ta vrarë do ta shndërrojë vendin në një lumë gjaku.

“Lërini të më kapin, lërini që të më vrasin. Besoj se do të shpërthente një lumë gjaku aq sa asnjë nuk mund ta justifikojë”, është shprehur ish-lideri i Kirgizistanit.

Ai ka ftuar OKB-në të ngrejë një komision të pavarur për të gjykuar ngjarjet e 7 prillit kur të paktën 81 persona u vranë gjatë përleshjeve mes manifestuesve dhe forcave të rendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA