Kirghizistan, Bakayev kërkon ndërhyrjen e OKB-së

12/04/2010 08:25

Presidenti i larguar me grusht shteti i Kirghizistanit, Kurmanbek Bakiyev i ka kërkuar OKB-së ndërhyrjen e vëzhguesve “peacekeepers” në Kirghizistan.

Bakiyev, pasi u detyrua të largohej nga kryeqyteti Bishkek, ka folur me gazetarët nga një qytet në jug të vendit.

Ai ka ftuar OKB-në të ngrejë një komision të pavarur për të gjykuar ngjarjet e 7 prillit kur të paktën 81 persona u vranë gjatë përleshjeve mes manifestuesve dhe forcave të rendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA