Kazinksi, në rrënojat e avionit ende viktima
12/04/2010 17:45
Në rrënojat e avionit polak me në bord presidentin Lech Kazinksi, që u rrëzua të shtunën në Rusi, ka ende trupa të pajetë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen prokurorit të përgjithshëm të Polonisë, Andrzej Seremet.
Ky i fundit, në një konferencë për shtyp, ka sqaruar se nuk ka të dhëna që të vërtetojnë se piloti i avionit ka pasur presione për të ulur mjetin fluturues, pavarësisht kushteve të këqija të motit.
Top Channel