Tirana duket se ka më pak qiell dhe kjo sepse lartësia e banesave, me një shikim të shpejtë duket se është rritur.

Dhe pararojë e këtij zhvillimi janë ndërtesat shumë-katëshe ose sic quhen ndryshe rrokaqiejt. Përpjekja shqiptare për të banuar një kat më lartë ka disa vite që ka nisur dhe shumë pak të tjerë vec Maks Velos mund të flasin për këtë cështjë.

“Në kohën e Turqisë sigurisht që godinat më të larta ishin orët dhe minaretë, në kohën e Zogut u ndërtua deri në 4 kate që ishin ndërtesat qeveritare, ndërsa në kohën e italianëve u ndërtua deri në 4-5 kate”< thekson Velo. Shënjat e periudhës totalitare sigurisht që bien në sy edhe në kohët tona moderne, por edhe pse ideologjia ishte tjetër, dëshira për lartësi ishte e njejta.

“Më të lartat në atë kohë ishin Shallvaret dhe më pas u ndërtua 15-katëshi, Arbëria e Arbana”, pohon arkitekti. Për 3 dekada “Hotel Tirana” ishte mbreti i vetëm që thyente rekordin e lartësisë. I padiskukuar deri ne 1999-ën, ky primat do thyhej në fund të mijëvjecarit dhe që prej asaj kohe, gara për primatin është bërë më e ashpër. Në vitin 1999 u thye nga një pallat banimi pranë 9-Katësheve me 2 kate më shumë. Pas dy vitsh ishte radha e “Sky Tower” me 18 kate dhe këtë vit stafetën e mori qëndra tregtare pas Pallatit të Kongreseve me 24 kate. Në 2010-ën pritet një ndryshim, nga 24 kate në 28 kate por pa arritur në 30 metra.

“Baltëgërvishtje kemi bërë, jo qiellgërvishtje sepse që të quhen qiellgërvishtëse duhet të kalojnë 50 kate. Nuk ka shumë rëndësi se sa të larta janë. Në këtë sens godina 18 katëshe në Sarandë nuk ka asnjë kuptim sepse mund të ndërtoheshin 3 godina 6 katëshe. Të këtilla marrëzira e eksese kemi shume”, shton Maks Velo.

Por cështja e shumë kateve është mbi të gjitha një zgjedhje dhe jo një zgjidhje. Tirana si New York apo Tirana si Parisi, do jetë koha që do japë përgjigjen e vet. “Shqiperia ka një popullsi të vogël dhe nuk kish nevojë për ndërtime të larta”, përfundon Velo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA