Dielli përpin një tjetër kometë
12/04/2010 16:40
Dielli gëlltit një tjetër kometë, duke pastruar sistemin e drejtuar prej tij dhe duke larguar një rrezik eventual për Tokën.
Në një vëzhgim të bërë nga observatori i NASA-s, “Soho”, kometa vëzhgohet ndërsa shkon drejt Diellit duke u shpërbërë gradualisht. Që prej majit të vitit 1996 ky është bërë një fenomen i zakonshëm për yllin tonë, pasi vetëm observatori “Soho” ka arritur të fotografojë mijëra kometa që janë përplasur me Diellin.
Kometa e fundit e përplasur me Diellin bën pjesë në familjen e kometave “vetëvrasëse” dhe ato janë fragmente të një komete gjigande të ndarë në shumë pjesë 2 mijë vjet më parë.
Top Channel