Britani, Brown: Do punojmë për të ardhmen
12/04/2010 17:55
Kryeministri britanik Gordon Brown ka prezantuar sot në kuadër të zgjedhjeve të 6 majit parullën e laburistëve “një e ardhme më e drejtë për të gjithë”.
“Ne punojmë për të ardhmen dhe nën lidershipin tim ne do të punojmë gjithmonë për të ardhmen”, ka deklaruar Brown gjatë fushatës në Birmingam.
Pikat kryesore të fushatës kanë qenë premtimi për të mos rritur taksat, më shumë reforma në sektorin publik dhe propozimi për t’u besuar shkollat, spitalet dhe policitë lokale që nuk arrijnë standartet e kërkuara, menaxherëve të rinj.
Top Channel