Ahmadinejad: Samiti, nismë poshtëruese
12/04/2010 18:15
“Një iniciativë poshtëruese”. Kështu e ka cilësuar presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad samitin mbi sigurinë bërthamore që po mbahet në Uashington.
Irani nuk është ftuar në samit dhe përfaqësuesi i Teheranit në ANEB ka deklaruar se qeveria iraniane nuk ndihet e detyruar të respektoje vendimet e tij.
Irani ka organizuar një “kundërsamit” në Teheran dhe ka njoftuar se në të do të marrë pjesë Kina, vend që është kundër sanksioneve.
Top Channel