Afganistan, NATO qëllon autobusin civil, viktima

12/04/2010 08:00

Një incident i ri i shkaktuar nga forcat e NATO-s në Afganistan.

Mëngjesin e sotëm në Kandahar ushtarët e koalicionit ndërkombëtar kanë hapur zjarr kundër një autobusi civil që po kalonte në zonë, sipas raportimeve të Zelmai Ayubi, zëdhënësi i guvernatorit lokal.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mes viktimave edhe gra dhe fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA