Brazil, moti i keq, 224 viktimat

11/04/2010 21:15

Autoritetet braziliane publikuan bilancin më të fundit të viktimave të motit të keq dhe rrëshqitjeve të dherave në vend.

Sipas zyrtarëve të vendit amerikano-latin numri i viktimave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Rio de Janeiro ngjitet në 224.

Shteti i Rios u përfshi nga rrebeshe shirash javën e shkuar. Reshjet shkaktuan rreshqitje dheu në disa rajone të Rios ku veç viktimave u transferuan edhe 300 familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA