Masoneria franceze hapet edhe ndaj femrave

10/04/2010 19:00

Zhvillim historik në radhët e masonerisë franceze e cila tashmë është hapur edhe ndaj seksit femër.

Orienti i Madh i Francës, federata më e madhe dhe më antike e masonerisë në Francë, përbëhet nga 50 mijë anëtarë dhe tashmë ka hapur dyert hermetike edhe për femrat.

Mjeshtri i Madh, Pierre Lambicchi ka pranuar propozimin për hapjen e 1150 lozhave pasi ka ka marrë shumicën e votave. Orienti i Madh i Francës është krijuar në vitin 1733 dhe që prej asaj kohe, asnjë femër nuk ka qënë anëtare e lozhave të shpërndara në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA