Truri, momentet e bukura i përjeton në pjesën e sipërme
07/04/2010 17:30
Momente të lumtura apo të këqija. Të dyja këto gjendje përjetohen kryesisht nga truri i njeriut qe në të dyja rastet sillet në menyrë të kundërt.
Nëse jemi në humor ose me moralin e ngritur edhe truri vepron me lëvizjet nga poshtë lartë dhe e kundërta ndodh kur jemi të mërzitur ose na vijnë në mendje momente të këqija.
Zbulimin e kanë bërë holandezët Katinka Dijkstra dhe Daniel Casasanto, të cilin e kanë publikuar edhe në revistën shkencore “Cognition”. Në eksperimentin që ata kanë kryer, njerëzit jane pyetur për momentet e këqija dhe të mira, duke vënë re se lëvizjet e trurit ishin horizontale në të dyja rastet.
Top Channel