Ndotja e madhe e kontinentit aziatik po kthehet në një gangrenë për të gjithë globin.
Miliona tonelata dioksidi e sulfati si dhe agjentë të tjerë të dëmshëm, qarkullojnë lehtësisht në shtresat e stratosferës duke rrezikuar gjithë planetin. Sipas një studimi të publikuar në “Science”, sistemi i qarkullimit të atmosferës i quajtur muson, e përhap ndotjen në shumë pjesë të globit.
Stratosfera nis në lartësinë 12 km dhe ndodhet mbi troposferën. Pjesa më e madhe e ndotjes përqëndrohet në kufirin mes këtyre dy shtresave dhe nëpërmjet satelitëve, shkencëtarët kanë zbuluar korridoret e qarkullimit.
“Duhet të rishikojmë studimet për stratosferën ku më parë mendohej se nuk kishte gazra të dëmshëm. Mbi të gjitha na shqetësojnë oksidi dhe azoti pasi mund të shkatërrojnë ozonin”, thuhet në studim.
Top Channel