Një letër e vendosur në një shishe whisky ka udhëtuar për 11 mijë km nga Kina në Australi ku u gjet nga një djalë dha babai i tij.

Në letrën e shkruar në gjuhën kineze kërkohet miqësi e sinqertë dhe babai me djalin nuk kanë vonuar për të thyer përgjigje…me postë. Lajmin e vecantë e bën të ditur gazeta “Geelong Advertiser”.

Sipas të dhënave, mesazhi nuk ka datë, por ai që e ka nisur, me siguri i dinte “hiletë” e detit, pasi futi në shishe edhe një letër absorbuese, e cila nuk ka lejuar lagështirën të prishë mesazhin e ruajtur shume mirë. Shishja u gjet nga Michael Lawrence dhe djali i tij Pete në Lorne, zonë në jugperëndim të Melbourne.

“Jam i lumtur që lidhem me ty. Dua të krijoj miqësi. Do të dëshiroje edhe ti?”, shkruahet në mesazhin e firmosur nga Li Xing Bo, një banor i fshatit Liu në provincën Henan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA