Japoni, shpiket kontrolluesi i cilësisë së gjumit

07/04/2010 09:50

Në Japoni vjen një shpikje e re që quhet “sleep scan”. Kjo risi kontrollon dhe vlerëson cilësine e gjumit, ndërsa nxjerr në pah anomalitë e tij.

Një minitapet ultra-teknologjik vendoset në shtrat dhe është i pajisur me sensorë të brendshëm.

Gjatë gjumit këta sensorë regjistrojnë disa të dhëna, mes të cilave edhe të rrahurat e zemrës, lëvizjet e trupit të cilat konvertohen me imazhe në një kartë memorje. Pikërisht këto të dhëna shfrytëzohen për të marrë anomalitë gjatë gjumit të njeriu. Kjo shpikje do të hidhet në treg në muajin maj në Japoni dhe kostoja do të jetë rreth 290 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA