Blu apo rozë? Truri i fëmijëvë realisht ka një ngjyrë thuajse neutrale, por janë prindërit ata që pëlqejnë të bëjnë dallimin, duke i stimiluar që bebe për zgjedhjet e ndryshme në varësi të gjinisë.

Sipas kësaj teze të mbështetur në një artikull të publikuar nga revista “Mind” e Scientific American, për sjelljet e vajzave dhe djemve, stereotipet janë të mësuar nga prindërit. P.sh: Djemve u blihen makina lodër, ndërsa vajzave kukulla, kur në fakt mund të jetë edhe e kundërta dhe kjo nuk përbën asnjë problem.

Dhe jo vetëm kaq, por në  menyrën edukative djemtë mësohen të jenë më agresivë, ndërsa vajzat më të buta dhe delikate.

Top Channel