Londër, ndryshon Ritz, xhinse për mengjes

05/04/2010 13:20

Kush qëndron në hotel Ritz në Londër, ku cmimi për disa dhoma i kalon 6 mijë eurot, duhet të dijë të respektojë rregullat e vendosura për brenda ambienteve.

Megjithatë kohët e fundit po regjistrohet një revolucion i vogël, pas më shumë së 100 vitesh.

Në shekullin e fundit në dy restorantet e hotelit klientët nuk janë lejuar të ulen ne tavolinë pa veshur xhaketë dhe kravatë.

Por sot, mësohet se në vaktin e mëngjesit klientet mund të vishen me ‘casual’, por gjithësesi me rroba në modë dhe shumë elegante.

Detyrimi për të mbajtur xhaketë dhe kravatë vlen për në dreke dhe darkë.

Personazhe të famshëm që frekuentojnë Ritz kanë deklaruar se nuk i kanë pritur me shumë entuziazëm rregullat e reja të hotelit.Aktorja amerikane John Collins shprehet se i vesh xhinset vetëm kur është në fshat dhe se nuk i pëlqen zgjidhja e hotelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA