Hapësirë, anija Discovery në orbitë

05/04/2010 13:55

Ka nisur misioni i anijes hapësinore “Discovery”, një ndër të fundit e saj.

Në bord janë shtatë astronautë, ndër të cilëve tre gra: amerikanet Stephanie Wilson e Dorothy Metcalf-Lindenburger dhe japonezja Naoko Yamazaki.

Anija hapësinore është ngritur rreth orës 12:21, nga Kennedy Space Center në Florida dhe do të cojë ekuipazhin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku do të gjenden për herë të parë katër gra.

Dje në këtë stacion mbërriti me “Soyuz”, amerikania Tracy Caldwell Dyson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA