Gjendet “unaza lidhëse” mes majmunit dhe njeriut

05/04/2010 10:30

Është gjetur “unaza lidhëse” në evolucionin mes majmunit dhe njeriut.

Bëhet fjalë për një specie të re, mbetjet e të cilës do të tregohen për herë të parë të enjten.

Zbulimi bën lidhjen evolutive në kohë mes australopitekut, që konsiderohej ende një majmun, prezent në Afrikë 3.9 milionë vite më parë dhe homo habilis, paraardhësi ynë i 2.5 milionë viteve më parë.

Specia e re që nuk ka ende një emër, është zbuluar në shpellën e Malacapas nga kërkuesi afrikanojugor Lee Berger, i Universitetit të Witwatersrand (Johanesburg).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA