Ja gaforrja më e madhe në botë

03/04/2010 18:30

Quhet Crabzilla dhe thyen rekordin si gaforrja më e madhe në botë.

E gjatë 3.5 metra, gaforrja është kapur në ujërat detare të Japonisë dhe sipas biologëve, gjatësia e saj mund të arrijë deri në 4.5 metra pasi të rritet. Crabzilla është pjesë e familjes “Macrocheira kaempferi” dhe pasi u kap në paqësor, u transferua në akuariumin gjigand të Birmingham-it.

Aktualisht gaforrja ndodhet në panairin Sea Life të Blankenberge në Belgjike. Për të udhëtuar deri në Belgjike, Crabzilla u transportua me një tren special.

Top Channel