Ferrari me 300 km/h, në timon një i verbër
03/04/2010 02:55
Këngëtari i verbër turk, Metin Senturk hyri në librin “Guinness” pasi drejtoi makinën e tij tip Ferrari me shpejtësinë marramendëse prej 292.89 kilometra në orë.
Senturk, bashkë me një ish pilot të garave “rally”, i cili e udhëzonte këngëtarin e muzikës pop turke nëpërmjet radios, kapi shpejtësinë rekord në aeroportin e “Sanliurfa” në Turqinë jug-lindore.
Këngëtari tashmë 44 vjeçar e ka humbur shikimin që në fëmijërinë e hershme.
Top Channel