“Jihad Jane”, tjetër femër e ndaluar

03/04/2010 02:15

Një tjetër femër amerikane u ndalua pasi akuzohet për përfshirje në çështjen e shumëpërfolur, “Jihad Jane” dhe për lidhje me terrorizmin.

Jamie Paulin Ramirez u ndalua në Filadelfia. Ajo akuzohet si bashkëpunëtorja e Collen LaRose, aktivistja islamike që po gjykohet aktualisht për terrorizëm.

“Jihad Jane”, ndryshe Collen LaRose akuzohet për përgatitjen e një atentati kundër një karikaturisti suedez, autor i disa vizatimeve satirike të profetit Muhamed. Ndërsa Ramirez dyshohet të jetë bashkëpunëtorja e saj.

Nëse Ramirez shpallet fajtore për akuzat e ngritura kundër saj, atëherë ajo rrezikon deri në 15 vjet burgim.

Top Channel